E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyllja e pavarësisë, VV do të bojkotojë seancën solemne

Lëvizja Vetevendosje do të bojkotojë mbajtjen e seancës solemne me rastin e përmbylljes së pavarësisë së mbikqyrur.
 

"Nuk duam të bëhemi pjesë e kësaj farse që organizohet me paratë e popullit e kundër popullit. Aty na kanë ftuar që të duartrokasim dhe të buzëqeshemi. Na kanë ftuar që të jemi spektatorë të privilegjuar: qytetarët janë spektatorë para ekraneve televizive, kurse deputetët janë spektatorë në sallë", ka thënë gjatë një konferencë për shtyp, lideri i Lëvizjes, Albin Kurti.

"Po hiqet mbikëqyrja e dukshme e jashtme, për t`u bërë mbikëqyrje e brendshme që fshihet brenda vetë ligjeve. U mbyll veçse një zyrë. Asgjë tjetër s`ka ndryshuar. KFOR-i, EULEX-i e bile edhe UNMIK-u janë këtu pa na njohur, pa në dhënë llogari neve, me fuqi ekzekutive mbi neve dhe me imunitet mbi ligjin", tha më tej ai.

Vazhdimisht Vetëvendosje ka kundërshtuar Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin të hartuar nga ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari, mbi te cilin është shpallur pavaresia e Kosoves.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar i jep fund të hënën mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.Ky grup, përbëhet nga 23 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, të cilat njkohësisht kanë njohur dhe pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›