E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbyset autobusi me pasagjerë në Turqi/ 8 viktima dhe 35 persona të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Turqi. Një autobus po udhëtonte  në drejtim të Bodrumit , ndersa ka dal nga rruga pasi drejtuesi i mjetit   ka humbur kontrollin.

Për pasojë tetë persona kanë mbetur të vdekur  dhe 35 të tjerë të plagosur  . Pas aksidentit në vendngjarje  kanë mbërritur menjëherë  autoambulancat ,ekipet e shpëtimit si dhe grupi hetimor i cili ka nisur punen  për zbardhjen e shkaqeve.

Mediat turke raportojne se te  Të lënduarit  janë dërguar menjëherë në spitale te ndryshme të Turqisë  për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar, teksa ende nuk dihet  gjendja e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›