Permbyset autobusi, ne mjet vetem shoferi
SHKODER - Nje autobus i linjes Shkoder-Bushat-Rranxa, me targe SH 2983 E, ka dale nga rruga duke rene poshte saj ne nje kanal. Burime zyrtare prane Komisariatit te Policise se Shkodres thane se aksidenti ka ndodhur ne oret e pasdites se djeshme, gjate kohes kur drejtuesi i ketij automjeti, I. Mehaj, po udhetonte nga qyteti i Shkodres ne drejtim te Bushatit, nderkohe qe ne pjesen e drejte te rruges nacionale nga Beltoja ne Bushat, ne vendin e quajtur Melgushe, si rezultat i nje defekti ne sistemin e frenimit, ka dale nga rruga duke rene poshte ne kanal. Nuk raportohet per te plagosur.
12 Janar 2008