Përmbyset autobuzi me ukrainas në Itali, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një autobus me refugjatë ukrainas është përmbysur në veri të Italisë afër Bolonjas. Sipas AFP, autobusi me rreth 50 shtetas ukrainas u përmbys të dielën në Itali, duke lënë një të vdekur dhe të tjerë të plagosur, tha shërbimi zjarrfikës.
Pamjet e xhiruara nga shërbimet e urgjencës treguan autobusin në anën e tij në një kanal pranë një rruge në juglindje të Bolonjës pas incidentit të mëngjesit herët. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet italiane të urgjencës dhe i kanë ardhur në ndihmë të aksidentuarve.
Shërbimet e urgjencës shkuan pranë skenës së aksidentit ku u përmbys autobusi me 50 shtetas ukrainës, diku i midis Cesena dhe Savignano sul Rubicone në veri-perëndim të Italisë.
Shërbimet italiane të urgjencës raportuan për një person që është konfirmuar i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.