E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyset varka me emigrantë në Kanalin Anglez, 3 të vdekur –

Tre persona humbën jetën të hënën, pasi një varkë që po tentonte të kalonte Kanalin Anglez drejt Britanisë u përmbys në brigjet e Francës, njoftuan autoritetet lokale.

Varka u përmbys pranë Wissant, në rajonin Pas-de-Calais të Francës, bëri të ditur prefektura, sipas transmetuesit francez BFMTV.

Autoritetet thanë se ende po vlerësojnë numrin e viktimave dhe paralajmëruan se bilanci mund të ndryshojë. Prefektura pritej të jepte më shumë detaje gjatë një konference për shtyp të hënën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›