Përmbysja e makinave të EULEX, burgosen 21 aktivistë të Vetëvendosje

Prishtinë, 28 Gusht NOA - Gjykata Komunale në Prishtinë u komunikoi 21 aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga 30 ditë paraburgim.
Këta janë aktivistët të cilët ishin arrestuar të martën gjatë aksionit që Lëvizja Vetëvendosje! kishte organizuar kundër EULEX-it dhe kundër veprimeve të tij në Kosovë, veçanërisht protokollit që EULEX ka paralajmëruar se do të nënshkruajë me Serbinë.
Lëvizja Vetëvendosje tha sot se ky vendim i gjykatës flet qartë për atë se në Kosovë nuk ka ndryshuar asgjë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kosova vazhdon të jetë e sunduar nga misionet ndërkombëtare (UNMIK, ICO, EULEX), të cilat kanë pushtet ekzekutiv dhe imunitet ndaj ligjit, si dhe nuk e njohin ekzistencën e shtetit të Kosovës. EULEX-i është trashëgimi e UNMIK-ut (vetëm nëpër vendbanimet me shumicë shqiptare), duke qenë njëkohësisht pjesë e tij, në dy aspekte të rëndësisë kryesore, - thanë për agjencinë e lajmeve NOA, përfaqësues të Lëvizjes.
Ata pohojnë se në aspektin juridiko-politik EULEX-i është në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 dhe planit 6 Pikësh, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe punon për zgjerimin dhe forcimin e Serbisë brenda Kosovës, si dhe ka pushtet ekzekutiv përmbi institucionet e vendit dhe pavarësisht tyre.
Kurse veçojnë se në aspektin praktik EULEX i mbanë të robëruara gjykatat dhe policinë e Kosovës duke iu vendosur atyre përmbi dhe duke hyrë brenda tyre.
Vetëvendosje evidenton se gjykatat dhe policia e Kosovës nuk kanë arritur që të çlirohen dhe pavarësohen nga misionet e huaja, dhe punojnë për mbrojtjen e pronës së këtyre misioneve e kundër interesave dhe vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës.
Ndërkohë sipas Vetëvendosjes, EULEX po vazhdon zbatimin e standardit të dyfishtë në raport me qytetarët e Kosovës për vrasje dhe rrezikim të jetëve të njerëzve strukturat paralele ledhatohen, ndërkohë që për dëmtim prone shqiptarët dënohen.
Komunikimin e sotëm të masës së paraburgimit, sipas Lëvizjes e ka mundësuar dhe kushtëzuar dënimi i djeshëm e i sotëm i aktivistëve nga strukturat politike në vend.
Pieter Feith dje kishte dënuar me fjalët më të ashpra aktivistët e Vetëvendosjes, duke kërkuar hetim të thuktë të rastit dhe dënim të aktorëve.
Ky është urdhër për gjykatat, dhe e pamundëson autonominë e tyre, - ka vlerësuar Lëvizja.
Ndërkohë një ditë më parë, deklarata e përbashkët e krerëve institucionalë të Kosovës pas takimit me Feith dhe Kermabon e dënon ashpër dhunën e demonstruar në Mitrovicë dhe demolimin e i pasurisë së EULEX-it duke i barazuar këto dy ngjarje që në thelb dhe në shpërfaqje janë diametralisht të kundërta.
Lëvizja kujton faktin se strukturat paralele të Serbisë në pjesën veriore kanë përdorur armë zjarri dhe granata dore për ti parandaluar shqiptarët të kthehen në pronën e tyre. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje! i ka dëmtuar pronën EULEX-it për ta kundërshtuar minimin që EULEX-i i bën sovranitetit të Kosovës.
Vetëvendosje! thekson se e kundërshton EULEX-in për të vendosur drejtësinë në vend, një drejtësi që bazohet në parimin e së drejtës për vetëvendosje dhe në gjykata të pavarura e të paanshme, ndërsa strukturat paralele të Serbisë punojnë për ta vazhduar padrejtësinë e okupimit të dhunshëm të Kosovës nga Serbia.
Akuza e Lëvizjes shkon më tej kur thotë se institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare këtu i barazojnë këto dy ngjarje për ti dënuar më lehtë aktivistët e Lëvizjes, ndërkohë që vazhdojnë ti lënë të paprekura strukturat paralele.
Në këtë pikë, Vetëvendosje paralajmëron se EULEX-i gabon, sikurse UNMIK-u, kur mendon se arrestime, rrahjet dhe paraburgosjet e aktivistëve e ndalin Lëvizjen, duke premtuar se ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë aktivisht këtë mision dhe veprimet e tij në Kosovë.
/a.b/e.n/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")