E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbyten rrugët në Durrës/ Reshjet masive sjellin probleme në qarkullim

Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmjen e të enjtes, shkaktuan një situatë problematike edhe në disa rrugë të qytetit të Durrësit.

Një pjesë e tyre u përmbytën, duke krijuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve, si dhe në qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike ishte në rrugën e Currilave, në lagjen numër 1, si dhe në zonën e Shkozetit, lagjia 14.

Pavarësisht pranisë së madhe të ujit në rrugë, nuk janë krijuar probleme në biznese apo shtëpi banimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›