E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytet autostrada Lushnje - Fier, automjetet në vështirësi

FIER- Reshjet e shumta të shiut që vazhdojnë ende të bien kanë shkaktuar probleme në hyrje të qytetit të Fierit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes një pjesë e autostradës që të shpie në këtë qytet është përmbytur nga uji dhe mjetet janë gjendur në vështirësi për të lëvizur.

Mësohet se 2 automjete kanë mbetur në ujë, në pamundësi për të shpëtuar, ndërkohë që aktualisht për të hyrë në Fier automjetet po përdorin rrugën e vjetër.

Probleme janë shënuar edhe brenda në qytet, ku si pasojë e reshjeve ka dalë nga shtrati lumi Gjanica, duke përmbytur tregun industrial dhe një sërë magazinash e lokalesh që ndodhen pranë tij.

Tregtarët janë ngritur herët për të shpëtuar mallrat që kanë pasur brenda tregut, por një pjesë e tyre është dëmtuar nga uji.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›