E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytet edhe fusha e Tërbufit! Hidrovori punon, por nuk ka fuqi të tërheqë gjithë ujin

Edhe fusha e Tërbufit në Lushnjë është përmbytur. 700 hektarë sipërfaqe bujqësore në territorin e bashkisë Divjakë dhe 500 hektarë në bashkinë Lushnje janë nën ujë.

Nëpër fusha, niveli ka arritur deri në një metër. Kanali kullues i Tërbufit është i mbushur me ujë, i cili prej një jave nuk qarkullon, por vetëm derdhet nëpër fusha.

Megjithëse hidrovorët e Divjakës janë në punë, ata nuk arrijnë të largojnë ujërat e mbledhur nga kanalet.

Edhe pse këtë të shtunë nuk ka patur reshje në zonë, sipas ekspertëve do të duhen disa ditë që situata të normalizohet.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›