E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytje ne Durres Kruje e Fier

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orët e fundit kanë shkaktuar situatë kritike në qytetin bregdetar të Durrësit dhe veçanërisht në lagjet periferike. Shkolla 9-vjecare Hasan Koci në Shkozet ka mbyllur dyert për nxënësit, pasi oborri i saj është përmbytur dhe uji ka depërtuar brenda në godinë.

Situata është kritike në zonën e Shkozetit, si dhe në atë të plazhit, ku banorët kanë nisur të protestojnë ndaj autoriteteve dhe strukturave lokale.

"Deri kur do të vazhdojë kjo situatë? Cfarë bën Qeveria, e cila kërkon vetëm votat dhe harron që këta njerëz përmbyten. Ky problem është i vazhdueshëm", thotë një banor.

Në zonën e plazhit banorët kanë bllokuar rrugën dytësore, duke mos lejuar asnjë automjet të kalojë nëpër të, ndërsa akuzojnë pushtetarët qëndrorë dhe vendorë që vetëm japin premtime elektorale dhe nuk arrijnë dot të zhbllokojnë dhe mirëmbajnë kanalet kulluese që ndodhen jashtë funksionimit.

Banorët e plazhit dhe Shkozetit shprehen gjithashtu se nuk janë kompensuar asnjëherë për dëmet e shkaktuara edhe pse kanë bërë vlerësimet pas cdo përmbytjeje, ndërsa shtëpitë dhe bizneset e vogla vijojnë të ndodhen në ujë dhe gjendja të rëndohet gjithnjë e më shumë.

Burime nga prefektura e qarkut Durrës pohojnë, se edhe në rrethin e Krujës ka probleme të shkaktuara nga reshjet e shumta. Afro 20 shtëpi ndodhen nën ujë, ndërsa dhjetëra hektarë tokë dhe banesa të tjera janë të izoluara nga uji.
 
Gjanica përmbyt Fierin

Dhjetëra banesa janë përmbytur nga ujërat e lumit Gjanica në Fier. Ujrat e rrëmbyer vërshuan me furi pas reshjeve të natës, duke marrë përpara gjithçka dhe duke krijuar një situate të vështirë në qytet.

Nderkohe per nje familje eshte kerkuar ndihma e policise per shkak se pjestaret e saj mbeten te izoluara ne banesen e rrethuar nga uji.

Shkak për daljen nga shtrati të lumit Gjanica përveç reshjeve është bërë dhe ngushtimi i shtratit të këtij lumi. Niveli i ujit që arrin 50 centimetër ka përmbytur sipërfaqet ku ndodhet dhe banesa dhe disa biznese.

Vitet e fundit situata në këtë zonë është konsideruara më e keqja e 20 viteve të fundit. Bashkia gjithmone ka deklaruar per projekte per sistemin e ketij lumi, por deri me tani situate ka vijuar te mbetet alarmante sa here qe ka reshje.

Përmbytje në Lezhë dhe Shkodër

Probleme me permbytjet jane shfaqur edhe ne Lezhe e Shkoder. Ne zonen e Lezhes ujrat e Drinit jane rritur por edhe zona fushore eshte renduar nga reshjet e shumta. Problematike eshte situata ne Tale, ndersa ne Shengjin me nderhyrjen e komunes ka arritur te rikthehet normaliteti.

Situata me e renduar eshte ne Barbullonje, Dajc, Blinisht e Zadrime. Ndërkaq në Shkodër raportohet se ka sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore të mbuluara nga uji, por nuk ka probleme në zona të banuara.

Tiranë-Elbasan, vështirësi në kalimin e Qafë-Krrabës

Duke nisur prej mesdita e së premtes, rreshje intensive dëbore po godasin Qafë-Krrabën, duke vështirësuar kalimin në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan.

Policia informon se kalimi është ende i mundur, por drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin zinxhira ose që të devijojnë rrugën nëpërmjet aksit Tiranë-Durrës-Peqin-Elbasan e anasjelltas.

Aktualisht, Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve mban në gatishmëri mjetet borëpastruese, ndërsa ka dërguar punonjësit e saj për të hedhur skorje e kripë për mbajtjen e rrugës të hapur.

Bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë

Rreth 300 metër kub dhe ka rrëshqitur për shkak të reshjeve të dendura, duke bllokuar aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, të cilat komunikojnë se aksi rrugor në fjalë do të jetë i pakalueshëm përgjatë ditës së premte.

Rrëshqitja e dheut ka bërë që të mbeten të bllokuara qindra automjete, të cilave policia u ka sugjeruar që të kalojnë nga Vlora.

Uniformat blu kanë ngritur postobllokun e tyre në këtë aks rrugor, 10 kilometra të të cilit rezultojnë të jenë të pakalueshme. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›