E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje në Peru, 11 të vdekur

11 të vdekur, pesë nga të cilët fëmijë e 10 të zhdukur është bilanci i lumit të baltës që përmbyti rajonin e varfër El Porvenir në Peru.

Sipas guvernatorit të provincës, Ronald Garcia, familje të tëra janë zhdukur në fshatin ku jetojne rreth 80 te tilla. Shpresat jane qe te pakten nje pjese e tyre te kene arritur te shpetojne e t`i jene larguar vershimit te frikshem te ujit e rreshqitjeve te tokes, pasoje e reshjeve te dendura te shiut ne rajon.

Ne zone, ka pasur disa shkeputje dheu prej shirave keto javet e fundit. Nje pjese e saj, e mbuluar nga bimesia e dendur eshte dhe vendi ku shtrihet fshati, shume prane lumit te kthyer ne fatkeqesine e banoreve qe kishin ndertuar shtepite aty prane.

Vendasit i jane bashkuar perpjekjeve te punonjesve te mbrojtjes civile dhe ushtrise per te gjetur te mbijetuar te mundshem nen germadha, por vershimi i ujrave ua ka penguar punen. Qeveria e peruse ka derguar ndihme humanitare ne zone, perfshire ushqime, tenda e batanije.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›