E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbytje në Turqi, 27 persona humbin jetën nga vërshimet e ujrave në rajonin e Detit të Zi

Turqi po përballet me katastrofën e dytë natyrore brenda një muaji. Pas zjarreve të fuqishme që në jug të vendit, përmbytjet e kësaj jave në rajonin e Detit të Zi i kanë marrë jetën të paktën 27 personave ndërsa një tjetër është shpallur i zhdukur Anadolu Agency. Përmbytjet, për shkak të shirave të dendur që goditën rajonin verior të Detit të Zi, lanë 25 persona të vdekur në provincën Kastamonu, dy në Sinop dhe një të zhdukur në provincën Bartın, ka njoftuar Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Ekipet e shpëtimit dhe ndihmës janë vendosur në zonat e goditura nga përmbytjet dhe kërkimi për personin e zhdukur është duke vazhduar, sipas zyrtarëve. Ndërsa evakuimet e disa zonave vazhdojnë, Gjysmëhëna e Kuqe Turke është gjithashtu në terren për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet. Me mijëra persona janë evakuar nga Bartin, Kastamonu dhe provincën e Sinopit. 
Disa ura në këto qytete janë dëmtuar ose janë shembur për shkak të përmbytjeve dhe qindra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka folur me zyrtarët lokalë të zonave të goditura nga përmbytjet përmes telefonit dhe ka siguruar që Turqia po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit të rimëkëmben pas përmbytjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›