E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytje prej shirave nga veriu në jug, qindra shtëpi nën ujë në Fier (FOTO)

Tiranë- Rreshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës por dhe ulja e ndjeshme e temperaturave kanë krijuar probleme ne Elbasan. Aksi Elbasan-Qafë Thanë është bllokuar për rreth tre orë, kjo pasi ka pasur ngrica në rrugë. Vështirësi ka pasur për përmirësimin e situatës pasi mungon kripa dhe skorja në Drjetorinë e Mirëmbajtjes së Rrugëve. Ndërkohë e njëtja aituatë ka qenë edhe në Qafë Krrabë. Ndërkohëpër shkak të rreshjeve ka pasur rrëshqitje të dherave në aksin Gjinar- Zvalinë, duke e bllokuar këtë aks.

Sakaq rreshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në disa zona të vendit. Gjanica në Fier ka dalë nga shtrati duke përmbutur dhjetra banesa, ndërsa deri më tani pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë. Niveli i ujit brenda banesave ka kaluar 50 cm duke shkaktuar dëme materiale të kosniderueshme. Nga vërshimi i Gjanicës një natë më parë janë dëmtuar rreth 400 shtëpi dhe njësi tregtare

Përmbyetje nga shirat

Përmbytjet e para kanë nisur edhe në Shkodër, por deri më tani janë përmbytor vetëm toka bujqësore dhe jo shtëpi. Rreshjet kanë rritur prurjet e lumenjve Buna, Kiri dhe Drinit.

Ndërkohë nuk kanë munguar përmbytjet edhe në Lezhë, pasi janë nën ujë zonat e Torovicës, Balldresë, Kolshit, Zejmenit dhe Shënkollit.

Biznese nën ujë

Fieri i përmbytur

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›