E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet, Kosova trupa te FSK-se ne Shqiperi

Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu ne nje bisede telefonike me kryeministrin Sali Berisha ofroi ndihme per situaten e krijuar pas permbytjeve te diteve te fundit.
Kryeministri Berisha e njohu Presidentin Sejdiu me situaten e krijuar ne  zonat e permbytura ne vend, nderkohe qe sipas nje njoftimi te Keshillit te Ministrave, Sejdiu njoftoi se Kosova ka vendosur te nise ne Shqiperi Forca te Sigurise se Kosoves per te ardhur ne ndihme ne zonat e permbytura.Kryeministri Berisha e falenderoi Presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu per kete vendim, si dhe per oferten e qeverise se Kosoves per ndihma ne varka shpetimi dhe mjete te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›