Përmbytjet, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave. Mbledhja nisi në orën 08:30, ndërsa në të do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën nga përmbytjet që kanë prekur vendin ditët e fundit.
Në mbledhje do të diskutohen masat dhe plani për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga përmbytjet.
Në fjalën e tij Rama tha se: “Njerëzit nuk kanë nevojë për shpifje, por për solidaritet dhe ndihmë”
“Tek vështirësia e rritur e qarkullimit, apo deri te dëmtimet e pronës, krijohet frustrim dhe në disa raste zemërim. Durimi është i domsodoshëm, nuk po përjetojmë vetëm mot të keq. Shiu nuk ndalet me shpifjje, lumenjte nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzkaonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk janë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaëe. Është krijuar një vobull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta.”, theksoi Rama.
Prej katër ditësh disa qarqe në vend po përballen me situatë alarmante. Ndërkohë dje janë bërë evakuime për banorët në Novoselë, Vlorë e Fier si dhe në Sukth dhe Katund të Ri në Durrës.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se evakuimi do të realizohej përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Fier dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki.