E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet dëmtuan urat/ Kurbin, përfundon rehabilitimi i infrastrukturës së dëmtuar

Pas reshjeve intensive që dëmtuan infrastrukturën në disa fshatra të Malësisë së Krujës, rrugët janë tërësisht të aksesueshme.

Për disa ditë, zona e Malësisë u bllokua, ndërsa bashkia e Kurbinit nisi rehabilitimin e dëmve të shkaktuara nga shiu rreth një muaj më parë.

Punimet konsistojnë në vendosjen e kubikëve të betonit dhe mbushje me inerte në një gjatësi prej një kilometër.

Sipas drejtuesit të punimeve në bashkinë e Kurbinit, puna ka qenë e vështirë për shkak të vështirësive nga terreni malor.

Nikoll Balozi, krytari i fshatrave të malësisë thotë se puna e kryer ka lehtësuar në lëvizjen e lirë të banorëve, të cilët u izoluan nga përmbytjet e nëntorit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›