E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Durrës pezullojnë mësimin – Reshjet e 6 janarit detyruan ndalimin e përkohshëm të aktivitetit universitar

Përmbytjet e 6 janarit sollën probleme edhe për universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Një pjesë e konsiderueshme e kampusit universitar në Spitallë u përmbyt duke e bërë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.

Rektori I këtij universiteti Shkëlqim Fortuzi tha se mësimi u ndërpre për 4 ditë dhe senati akademik tashmë ka marrë vendimin që të shtyhet viti akademik me një javë. Fortuzi tha se patëm përmbytje te pjesa e nëndheshme, parkingut, kaldajës dhe depot e ujit, por tashmë situata është kthyer në normalitet.

 “Një ndër masat që ne morëm ishte ndërprerja e procesit mësimor për të siguruar jetën e studentëve si dhe për të stabilizuar situatën dhe rikthimin e kushteve normale për procesin mësimor. Senati akademik ka marrë vendimin për shtyrjen e vitit akademik për një javë”, u shpreh Fortuzi.

Në kampusin universitar ka përfunduar edhe rruga e dedikuar për studentët dhe pedagogët, e cila shkurton ndjeshëm rrugën krahasuar me atë që përshkonin më parë, shkurton kohën si dhe e lëminin trafikun për të shkuar atje. Aktualisht po vendoset sinjalistika dhe brenda pak ditësh do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë qëllim për të shkuar drejt kampusit universitar të Spitallës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›