E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmbytjet në Gjermani, Basha: Lutjet tona janë për familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh solidariteti për të prekurit nga moti i keq dhe përmbytjet në disa vende europiane, si Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Në një postim në “Twitter” zoti Basha shprehet se Partia Demokratike dhe populli shqiptar qëndron në solidaritet të plotë me njerëzit dhe autoritete.“Zemra ime shkon për viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore. Partia Demokratike dhe populli i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me dhe në mbështetje për njerëzit dhe autoritetet ndërsa ata punojnë për të shpëtuar jetët dhe për t’u rikuperuar nga këto ngjarje tragjike”, shprehet kreu i PD Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›