Përmbytjet në Lezhë, bilanci:1700 ha nën ujë në të gjithë qarkun
Të tjera rreth shkrimit Përmbytje Fier, rrëshqitje dherash Berat VD/ Dje banorët protesta në Fier Moti i keq shkaktoi permbytje me 18 nentor
LEZHE- Janë rreth 1700 ha tokë ende të përmbytura në qarkun e Lezhës nga reshjet e shiut të ditëve të fundit që shkaktuan dhe daljen nga shtrati të Lumit Drin.
Përgjegjësi i Emergjencave Civile, Ndrek Mhillaj prezantoi situatën e përmbytjeve në prefekturën e Lezhës.
”Në Zadrimë ka ende 250 hektarë tokë të përmbytura, në fushën e Torovicës janë 1100 hektarë nën ujë, në fushën e Bregut të Matit 250 hektarë dhe në Fushë Gjorm rreth 100 hektarë tokë ende të përmbytura.
Mhilli bëri të ditur se ulja e nivelit te ujit në lumenj dhe kanalet kulluese do të sjellë normalizim të plotë të situatës në ditët në vazhdim.
Probleme ka vetëm me tokat bujqësore në Zadrimë, Balldre e Bregu i Matit, ndërsa nuk ka banesa me prezencë te ujit brenda ambienteve të tyre, por në zonat që janë nën nivelin e detit dhe ka ndërtime informale gjenden akoma shtëpi të rrethuara nga uji.
Përgjegjësi i emergjencave civile në prefekturën e Lezhës ka deklaruar se edhe java në vazhdim do të përcillet me reshje shiu, por sipas tij intensiteti i tyre do të jetë i ulët e për pasojë nuk do të ketë probleme.
(sg/shqiptarja.com)