Përmbytjet në Libi, qyteti i shkatërruar i Dernës varros viktimat në varre masive

Viktimat e përmbytjeve shkatërruese që goditën qytetin port të Dernës në Libinë lindore janë varrosur në varre masive. Të paktën 2.300 njerëz humbën jetën, pasi një digë shpërtheu gjatë stuhisë Daniel, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet pasi 10 mijë persona të raportuar të zhdukur, numri i të vdekurve pritet të rritet.
SHBA, Gjermania, Irani, Italia, Katari dhe Turqia janë ndër vendet që kanë deklaruar se kanë dërguar ose janë gati të dërgojnë ndihma. Lagje të tëra janë rrënuara me rrugë të mbuluara me baltë dhe rrënoja.
Ministri i shëndetësisë i Libisë Lindore, Othman Abduljaleel, i tha Associated Press përmes telefonit nga Derna:
“Jemi të habitur nga sasia e shkatërrimit. Tragjedia është përtej kapacitetit të Derna dhe qeverisë”, tha Ministri i shëndetësisë i Libisë lindore, Othman Abduljalel./ BBC
/rtsh.al/