Permbytjet ne Pakistan SHBA shton ndihmat

Pak muaj nga permbytjet shkaterruese qe goditen Pakistanin SHBA do te rrise kontributin e saj ne ndihme te rindertimit te vendit. Lajmi u be publik nga perfaqesuesi amerikan per Afganistanin Ricard Hollbruk pas vizites se kryer ne nje prej zonave te godituara ne provincen Punjab. Hollbruk tha se nevoja e vendit per ndihma eshte shume e madhe ndersa shtoi se apeli i Kombeve te Bashkuara per 159 milione dollare eshte i pamjaftueshem.
Nga ana tjeter edhe Australia ka vendosur te jape edhe 45 milione dollare ndihme duke e cuar keshtu fondin total te saj ne 75 milione dollare. Ministri i Jashtem australian Kevin Rud i cili vizitoi gjithashtu zonat e permbytura tha se rindertimi i tyre ishte nje sfide e vazhdueshme. Nderkaq thirrje per rritje te fondeve ne ndihme te te prekurve nga permbytjet ka bere edhe komisioneri per refugjatet ne OKB Antonio Gutieres.
Permbytjet perfshine zona te shumta ne Pakistan ne fillim te korrikut duke shkaktuar vdekjen e me shume se 1750 personave ndersa detyruan rreth 10 milione te tjere te evakuohen. Shume organizata humanitare ne vend kane vene alarmin se perhapja e semundjeve nga uji i ndotur dhe uria mund te rrisin numrin e viktimave.
Elona Mamushi