Përmbytjet në Rusi, 100-mijë njerëz largohen nga shtëpitë e tyre
Përmbytjet shkatërruese përgjatë kufirit të Rusisë me Kinën mund të detyrojë 100-mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Fshatrat në rajonin Amur dhe në disa zonë të tjera janë të mbuluara nga uji, e ndërsa në disa vende niveli i ujit ka arritur deri në gjashtë metra. Zyrtarët thonë se përmbytjet, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm , janë më të madhatë që kanë goditur zonën në 120 vjet. Rreth 15-mijë njerëz tashmë janë evakuuar. Ministri i situatave emergjente të Rusisë, Vladimir Puchkov, itha presidentit Vladimir Putin, se afro 5300 shtëpi, në më tepër se 120 komunitete, janë shkatërruar nga vërshimet .
Qeveria po përpiqet të jetë së ma pranë njerëzve në zonat e përmbytura. Ndërkhë Shefi i Shërbimit monitorues hidrometeorologjik rus tha se nuk pritet që vërshimet të fillojnë të tërhiqen deri në fillim të muajit shtator.