E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, USAID dhuron fidanë perimesh për fermerët e prekur

Programi i USAID-it ka dhuruar ditën e sotme në Shkodër 80 mijë filiza perimesh për 52 fermerë të cilët humbën prodhimet e tyre gjatë përmbytjeve në këtë qark. Në dhurimin e këtyre fidanëve ka qënë edhe zëvendës ambasadorja e SHBA-së Deborah Jones e cila theksoi se dhurimi i këtyre fidanëve është për t'i ndihmuar fermerët jo vetëm për përmirësimin e jetesës së tyre por edhe për ta ndërtuar më mirë atë.
Ndërkohë pas përmbytjeve qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dha një ndihmë prej 50 mijë dollarë për banorët e përmbytur në qarkun e Shkodrës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›