Permbytjet ne Tajlande mbi 500 viktima

Numri i viktimave të shkaktuara në dy muajt e përmbytjeve në Tajlandë i ka kaluar 500, lajmëruan burime zyrtare gjatë mëngjesit të së dielës.
Vendi i madh aziatik u godit gjatë shtatorit nga stuhia e musoneve më të fuqishme në shumë dekada dhe sipas meterologëve, ekziston frika se shira të tjerë janë në afrim.
Pjesë të mëdha të kryeqytetit Bangkok janë tashmë nën ujra, ndërsa transporti ajror është paralizuar prej kohësh, me dy aeroportet kryesorë të vendit nën ujë.
Qeveria ka lajmëruar për një paketë dëmshpërblimesh prej 2,5 miliardë dollarësh, por ekspertët flasin për një faturë shumë më të lartë dëmtimesh, e cila deri tani duket se ka kaluar 10 miliardë dollarë dëme.
Kryeministrja e vendit, Yingluck Shinawatra ka premtuar rindërtimin e bizneseve dhe shtëpive të dëmtuara brenda 45 ditëve. “Njerëzit kanë vuajtur së tepërmi deri tani, duhet të rindërtojmë vendin sa më shpejt”, deklaroi ajo,
Megjithatë, përveç rindërtimit, Tajlanda duhet të përballet edhe me kërcënimin e prekjeve nga epidemi të rrezikshme, paralajmërim ky i bërë prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Kurban Bajrami kremtohet në trojet shqiptare
Shqipëri dhe Kosovë: Të reflektojmë për paqen dhe begatinë
Durrës, tre doganierë nën pranga
Tiranë, burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç
BE: Shqipëria, dështim me energjinë
Replika mes PD dhe Presidencës