Permbytjet ne rrezik dy persona ne Shirgj

Dy persona ne fshatin Shirgj te rrethit te Shkodres ndodhen ne rrezik per jeten pasi kane mbetur te izoluar ne banesen e tyre.
Alarmi eshte dhene nga banoret e fshatit te cilet kane paralajmeruar se personat ne fjale rrezikojne te mbyten pasi shtepia e tyre eshte mbuluar nga uji.
Banoret e Shirgjit kane deklaruar se dy fqinjet e tyre ndodhen te izoluar qe prej ores 0400 ne lagjen Bollake te fshatit ku uji ka arritur nivelin e dy metrave.
Por dy banoret ne fjale nuk jane te vetmit ne rrethin e Shkodres qe kane mbetur te izoluar ne shtepite e tyre.