E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përmbytjet në vend, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave

Nesër në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Komitetin e Emergjencave.

Gjatë mbledhjes pritet të adresohet situata aktuale me përmbytjet dhe paketa e vlerësimeve dhe shpërblimeve për qytetarët e prekur.

Kujtojmë se ditën e sotme disa lumenj kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe toka bujqësore.

Më e rëndë situata paraqitet në Durrës, Vlorë e Fier, ku është urdhëruar edhe evakuimi i disa fshatrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›