E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet rendohet situata ne qarkun e Shkodres. Ja gjendja e rrugeve

Vazhdon te rendohet ore pas ore situata e permbytjeve ne Shkoder. Uji po perparon drejt qendres se qytetit ndersa ne lagjet e permbytura tashem niveli i ujit ka shkuar deri edhe ne 1.5 meter. Thuajse i gjithe qarku eshte nen pushtetin e plote te ujit. Te pakten 14 mije hektare toke jane te permbytur. E gjithe qeveria eshte zhvendosur ne kryeqendren e veriut per te menaxhuar situaten.

bull Permbytjet presidenti Topi ne Shkoder
bull Gjendje emergjente ne Lezhe e Durres
bull Lumi Zeze del nga shtrati permbytet Fushe Kruja
bull Kryeministri Berisha Situata nen kontroll
bull Permbytjet Rama Digat u keqmenaxhuan
bull Qeveria kerkon nderhyrjen e NATO-s
bull Darragjat banoret kerkojne ndihme

Deri tani drejtuesit e Shtabit te Emergjnces flasin per mbi 4 mije familje te larguara nderkohe qe operacionet e evakuimit nga zonat me te rrezikuara vazhdojne me intensitet te larte. Ne qytet banoret qarkullojne vetem me varka.

Edhe mjetet e renda te ushtrise e kane gati te pamundur levizjen. Permbytja ka detyruar tregtaret te mbyllin dyqanet e tyre ndersa demet e shkaktuara ne banesat e kateve te ulta jane te pallogaritshme. Probleme ka me ujin e pijshem edhe me furnizimin me energji elektrike.

Nderkaq qeveria shqiptare ka kerkuar ndihmen e NATO-s per mbeshtetje me helikoptere dhe mjete te tjera te renda.

Permbytjet ja gjendja e rrugeve

Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ne njoftimin me te fundit te saj jep detaje per gjendjen e rrugeve kur situate ne zonen Veriore Qendrore dhe Lindore te vendit eshte renduar si pasoje e situates se krijuar nga rreshjet e shumta te shiut qe kane fryre tej normave lumenjte dhe liqenet.

- Ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe ne Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me rreth 1m uje mbi rruge.

- Qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behet vetem nga Mjeda.

- Qarkullimi per ne Muriqan dhe Shiroke eshte i mundur vetem per mjetet e larta.

- Segmenti rrugor Shkoder - Harku i Berdices ndash Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit mjetet qarkullojne vetem nga rruge dytesore.

- Ne segmentin rrugor Koplik ndash Dedaj - Boge si rezultat i bllokimit te zona e Perroit te Thate qarkullimi i mjeteve kryet nepermjet nje rruge dytesore provizore.

- Ne segmentin rrugor Shkoder - Hani i Hotit ne vendin e quajtur Vukpalaj rreth 5km deri te dogana rruga eshte e pakalueshme pasi uji mbi rruge eshte mbi 1m.

- Ne segmentin rrugor Bajram Curri ndash Fierze km 11 lumi ka marre murin mbajtes te rruges shembur rruga qarkullohet me nje kalim.

- Ne Shishtavec lumi ka marre nje pjese te rruges duke e bere nje kalimeshe rrugen gjithashtu ne afersi te tunelit te dyte ne Shishtavec rreth 100m rruga eshte e bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve behet nga tuneli.

- Segmenti rrugor Bujan- Fierze ka veshtiresi ne qarkullimin e makinave.

- Ne segmentin rrugor Sapot- Bujan ka veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve.

- Tek ura e Cerenecit qarkullohet me nje kalim.

- Ne segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafe Draje rreth 5 km larg Muhurit rruga eshte e bllokuar.
Nga Burreli ne Milot rruga eshte me nje kalim.

- Ne afersi te nyjes se asfaltit ne Burrel ka dy shembje rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla.
Ne kthesat e Klosit rruga eshte me nje kalim.

- Ne Bulqize kalohet vetem permes qytetit unaza eshte e permbytur.

- Ne segmentin rrugor Permet ndash Carshove ne Bablonje ka rene nje masiv shkembor dhe rruga eshte e bllokuar.

- Ne aksin rrugor Vlore ndash Sarande qarkullimi kryhet me nje kalim ne vendet e quajtura Jonufra 1 Dukat Fshat Dalje Piqeras. Ne keto pika eshte vendosur sinjalistika perkatese.

- Ne pjesen fundore te rruges Lushnje - Fier rruga e re eshte e permbytur qarkullohet nga rruga e vjeter eshte vendosur sinjalistika perkatese.

- Ne aksin Fier ndash Zhulaj ne Visoke rruga eshte me nje kalim .

- Ne segmentin Roshbull- 4 rruget e Shijakut rreth 300m ka nje vershim uji 15-20 cm kalimi i mjeteve behet me veshtiresi.

- Segmenti Fushe Kruje Ura e Drojes ka rene niveli i ujit rruga eshte e kalushme.

Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorite Rajonale Rrugore dhe me firmat e kontraktuara per mirembajtjen e rrugeve jane ne terren me mjete dhe personel teknik per te kthyer rruget ne gjendje normale per trafikun . Azhornuar se fundi e shtune 04 dhjetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›