E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, Priftërinjtë s'heqin dorëmesha e së dielës në oborr

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Besimtarët: Na kërcënojnë FOTO/ Para Pallatit të Kulturës Komuniteti kishtar i indinjuar: Duam pronat tona PERMET- Priftërinjtë ortodoksë nuk heqin dorë. Ndonëse prej disa ditësh godina e Pallatit të Kulturës i është kthyer bashkisë, së cilës i takon me ligj, priftërinjtë vazhojnë të mbajnë meshë.

Ashtu si të dielën e kaluar priftërinjtë ortodoksë mbajtën meshë në oborrin e Pallatit të Kulturës, në shenjë proteste për largimin e tyre nga kjo godinë. 

Ata improvizuan jashtë ambientet e brendshmë të Kishës. Si të dielën e kaluar në muret e Pallatit të Kulturës u varën foto  që dëshmonin ekzistencën e Kishës Shën Maria e Pazarit prej shekujsh, ndërsa rreth oborrit ishin vendosur ikonat që u nxorën jashtë nga Pallati i Kulturës.

Mesha nisi rreth orës 08:40 dhe u drejtua nga At Vasil Themollari dhe At Ilia Tyto.
 
Mesha u ndoq nga rreth 20- 30 besimtarë. Besimtarët e argumentuan numrin e vogël të pjesmarrësve ne meshë me pretendimin se të punësuarit në shtet kërcënohen me largim nga puna nëse vijnë në kishë.

"Ata që vinin në meshë nuk vijnë më pasi i kanë kërcënuar që me të marrë pushtetin më 4 shtator do i heqin nga puna"- thotë një besimtar në një prononcim për Tv A1 Report. 

Gjatë Meshës, At Vasil Themollari bekoi me shenjtërinë e tij policinë e shtetit dhe ushtrinë, por nuk përmendi bashkinë apo policinë private Aulona.

(Ne foto: Mesha sot ne Oborrin e Pallatit të Kulturës)
 
Pasi mbaroi mesha priftërinjtë dhe besimtarët larguan objektet e tyre të kultit,ndërsa nuk u shënuan incidente mes proftërinjve dhe efektivëve të policisë privatë që ruajnë godinën.

Lajmi u perditesua (Fillimisht u publikua ne 08:50 te 25 gusht 2013)
Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›