Përmet, arrestohet për zjarrëvënie të qëllimshme 42-vjeçari
Policia e Përmetit ka arrestuar një person i cili akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 42-vjeçari Hekuran Sherifi.
Ky i fundit akuzohet ti ketë vënë zjarrin disa shkurreve, por flakët më pas janë përhapur dhe kanë përfshirë disa parcela me bar dhe jonxhë.
Mësohet se zjarri është vënë në vendin e quajtur Melqinjas, ndërsa është djegur rreth 5 dylym tokë në pronësi të shtetasit Gj.S.