E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmet ,biznesi i vogël përballet me vështirësi

Gjatë kësaj periudhe me vështirësi të shumta ekonomike po përballen administratorët e biznesit të vogël në qytetin e Përmetit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Mbyllja e dytë me fashat e reja orare është më e lehtë për tu përballuar në aktivitetin e këtyre të fundit pasi sipas administratorëve kjo mbyllje nuk po ndikon shumë tek ta. Ata shprehen se ishte mbyllja e parë ajo që la pasoja më të mëdha duke ulur ndjeshëm të ardhurat e tyre me të cilat mbajnë familjet .

” Me këta biznese në mbajmë familjet, ky vit ka qenë mjaft i vështirë për ne por shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt” thonë administratorët . 

Në rang qarku gjatë kohës së pandemisë, pati edhe falimentime të bizneseve të vegjël kryesisht në zonat rurale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›