E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përmirësim lëvizshmërisë urbane në Elbasan, nxitje e përdorimit të biçikletave

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Në bashkëpunim me GIZ, bashkia e Elbasanit po i afrohet përfundimit të projektit “Transporti i Qëndrueshëm Urban (SUTi)”, një nismë e rëndësishme e dedikuar përmirësimit të lëvizshmërisë urbane, me fokus të veçantë te këmbësorët dhe nxitja e përdorimit të biçikletave.

Në vijim të takimeve të mëparshme, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi një tjetër takim pune, ku u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe hapat e fundit drejt përmbylljes së tij.

Gjatë takimit u theksua se zgjerimi i hapësirave të dedikuara për biçikleta dhe këmbësorë mbetet një prioritet i bashkisë së Elbasanit.

Kryebashkiaku Llatja u shpreh se “investimet në transportin e qëndrueshëm janë investime direkte në shëndetin e qytetarëve dhe në mbrojtjen e mjedisit, duke nënvizuar se synimi është ndërtimi i një qyteti më të sigurt, më të shëndetshëm dhe më miqësor me mjedisin”.

Projekti SUTi parashikon ndërhyrje konkrete në infrastrukturën urbane, duke krijuar kushte më të mira për lëvizjen e sigurt të këmbësorëve dhe përdoruesve të biçikletave, si dhe duke kontribuar në reduktimin e ndotjes dhe trafikut urban.

Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, mbetet e angazhuar për të vijuar investimet publike që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.

Ky projekt është pjesë e vizionit afatgjatë të bashkisë së Elbasanit për një qytet model.

1 nga 4

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›