E Martë, 3 Nëntor 2026

Përmirësimi i punës parlamentare, Shalsi takon kreun e Fondacionit “Westminster” për Demokraci

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, deputet i Partisë Socialiste Eduard Shalsi ka zhvilluar një takim me drejtorin e Fondacionit “Westminster” për Demokracinë, Franklin De Vrieze.

Në një postim në rrjetet sociale, Shalsi shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin për të përmirësuar punët parlamentare.

“Me Frenklin, drejtor i Praktikës pranë Fondacioni Westminster për Demokracinë, me të cilin po bashkëpunojmë për të përmirësuar punët parlamentare, tashmë edhe një mik i mirë, shkëmbyem ide interesante ku nuk mund të linim pa përmendur edhe se si e shpenzojmë kohën e pakët të lirë që na ngelet”, bëri të ditur Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›