E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmirësohet situata në Priskë, tri vatrat e zjarrit nën kontroll pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Situata e zjarreve në zonën e Priskës paraqitet e përmirësuar këtë mëngjes, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe dy helikopterëve për shuarjen e tri vatrave të shfaqura mbrëmjen e së mërkurës.

Vatrat e zjarrit u evidentuan në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës, ndërsa ndërhyrja nga toka dhe ajri ka bërë të mundur frenimin e përhapjes së flakëve.

Aktualisht situata është përmirësuar, ndërsa zona vijon të monitorohet për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.

Vatrat e zjarrit nisën pasditen e së mërkurës ndërsa gjatë gjithë natës forca zjarrfikëse, të policisë si dhe nga Forcat e Armatosura u angazhuan në luftën me flakët në afërsi të Lundrës, pranë fshatit Priskë.

Terreni i vështirë, i kombinuar me erën vështirësoi ndërhyrjen dhe përpjekjet për izolimin e vatrave. Në operacion u angazhuan gjithashtu banorë të zonës, në bashkëpunim me forcat e emergjencave.

Situata tashmë duket e përmirësuar dhe po mbahet në monitorim.

Zjarri mbrëmjen e 12 gushtit në Priskë, foto: ATSH 1 nga 17

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›