Përndiqte adoleshenten, procedohet 60-vjeçari në Sarandë

Një 60-vjeçar në Sarandë është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka përndjekur një të mitur.
Policia njofton se prokuroria po heton rastin, për 60-vjeçarin N.XH, i cili dyshohet se përndiqte 17-vjeçaren.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Xh., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv/