E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perparim i madh i Rexhepit

Trajneri i ekipit U21 te Malmos Leif Engqvist e ka vleresuar lart Dardan Rexhepin i cili ka bere hapa te medhenj kete sezon. Perpos 18 vjecarit ai e ka lavderuar edhe sulmuesin tjeter te kampionit te ri te Suedise Agon Mehmeti. Nga Express me 12 dhjetor 2010 ne ora 1236

Malmo pati nje sezon te suksesshem i cili iu shperblye ne fund me titull te kampionit ne Suedi. Mirepo kjo nuk ishte gjeja e vetme pozitive qe pati ky ekip gjate sezonit qe perfundoi dy jave me pare.

Talentet jane pasuria me e madhe qe ka per momentin klubi i njohur suedez. Njeri nga talentet qe doli ne pah kete vit ishte edhe sulmuesi i ri kosovar Dardan Rexhepi.

18 vjecari nuk ishte pjese e rregullt e Malmos kete sezon por atehere kur iu dha rasti e shfaqi vleren e tij. Perparimin e tij e konfirmon edhe ish trajneri i tij tek ekipi U21 i Malmos Leif Engqvist.

147Dardani eshte lojtar i madh dhe i fuqishem me shkathtesi te lojtareve nderkombetare. Ai ka bere hapa gjigante kete sezon dhe iu ofrua kontrata pas largimit te Edward Ofere. Rexhepi eshte mjaft i shpejte por duhet te punoje sa me shume me kalimin e kohes148 deklaroi Engqvist.

Ky i fundit e ka lavderuar edhe sulmuesin tjeter kosovar Agon Mehmeti protagonist absolut i Malmos kete sezon me golat e tij vendimtare.
147Eshte nje shenues i mire ne gjendje qe ta perfundoje pozitivisht aksionin kur e merr topin. Ka bere hapa te mire perpara. Ai eshte njeri prej sulmuesve qe punon me se shumti te Malmo. E ka permiresuar lojen e tij por mund te jete me i forte fizikisht148 vazhdoi Engqvist.

Pas perfundimit te sezonit udheheqesve te Malmos u eshte futur frika ne palce mos po i humbasin talentet e tyre. Per Rexhepin eshte e sigurt se do te qendroje te ky klub edhe per nje kohe derisa e ardhmja e Mehmetit nuk eshte gjithaq e sigurt pasi ai mund te marre ndonje oferte te majme per ta braktisur ekipin qe e zhvilloi si lojtar ne afatin kalimtar te janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›