Përpjekje për qeveri koalicion në Britani
Në Britani udhëheqësi i partisë Konservatore të opozitës, David Cameron njoftoi për planet e tij për të formuar një qeveri 'të qëndrueshme'.
Konservatorët kanë fituar më shumë vende në Dhomën e Ulët të parlamentit, por kjo nuk eshtë e mjaftueshme për të fituar një shumicë absolute në parlament. Ai tha se planifikonte të qeverisë 'në interes të kombit'.
Kreu i partisë së tretë më të madhe në Britani asaj Liberaldemokrate, Nick Clegg, deklaroi se konservatorët kishin të drejtën të kërkonin të qeverisin të parët.
Por kryeministri aktual i Partisë Laburiste, Gordon Brown, gjithashtu shpreson të bëjë një marrëveshje me Liberaldemokratët, nëse dështon përpjekja e konservatorëve.
Pas zgjedhjeve të 6 majit, është hera e parë që nga viti 1974 që Britania ka një parlament ku asnjë forcë nuk ka shumicën për të qeverisur e vetme.
Zoti Clegg tha se "është e rëndësishme që të gjitha partitë dhe udhëheqësit e partive politike të veprojnë në interes të kombit dhe jo në interes të objektivave të ngushta partiake".
Kreu konservator Cameron tha se partia Laburiste "e ka humbur mandatin e qeverisjes".
Kryeministri Brown tha se e kishte për detyrë të luante rolin e tij që Britania "të ketë një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme".