Përpjekje të reja për kaos/ Nura: Partia Demokratike keqpërdor të miturit, Berisha nxit dhunë

TIRANË– Analisti Artur Nura tha se protestat e dhunshme në Tiranë është qartësisht një plan jo dashamirës për Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian.
Gjatë intervistës në “News Line”, Nura tha se Partia Demokratike po abuzon me gjimnazistët duke i nxjerrë ata në rrugë për të protestuar politikisht.
“Tregojnë se këtu ka një plan jo dashamirës për Shqipërinë dhe në mënyrë të e veçantë për integrimin në Bashkimin Evropian.
Të nxjerrësh gjimnazistët të protestojnë politikisht, pa pasur kompetencat për të votuar, ky është një abuzim i madh politik. PD po abuzon me gjimnazistët”, theksoi ai.
Ai theksoi se përmes këtyre protestave po kundërshtohet sukseset e Shqipërisë në rrugën e integrimit.
“Skenarët janë për pengimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dje ishte një konfrontim gueriles mes palëve.
Berisha u ka bërë thirrje gjimnazistëve të dalin në rrugë dhe ky është një abuzim nga Sali Berisha. Ai ka demonstruar gjithmonë se ky është politikani që çon në dhunë”, theksoi ai.