Përpjekjet për armëpushim, SHBA kundër operacionit izraelit në Rafah

Në një konferencë shtypi në Kajro, Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken tha se operacioni i madh ushtarak në Rafah i paralajmëruar nga Izraeli do të ishte i gabuar dhe Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, një operacion i madh ushtarak në Rafah do të ishte një gabim. Ne nuk e mbështesim dhe nuk është i nevojshëm për t’u hakmarrë ndaj Hamasit. Ne do të kemi një mundësi javën e ardhshme për të ndarë në detaje këtë pikëpamje me homologët tanë izraelitë dhe për të paraqitur pikëpamjet tona se si ta trajtojmë problemin ndryshe” tha Blinken.
Ndërkaq Sekretari Blinken mbërriti në Tel Aviv, ndalesa e fundit e një turi në Lindjen e Mesme, pas takimeve të zhvilluara në Arabinë Saudite dhe Egjipt. Blinken do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe kabinetin e luftës për të biseduar për një armëpushim në luftën në Gaza.
Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë vendosur veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar rezolutat e propozuara që bënin thirrje për armëpushim të menjëhershëm në enklavën palestineze.
Gazetare Vjollca Zharri
/ rtsh.al /