E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen 2 helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një incident i rëndë ajror ka ndodhur gjatë një operacioni për shuarjen e zjarreve në Psatha të Greqisë.

Sipas mediave vendase, 2 helikopterë janë përplasur me njëri-tjetrin. Dy anëtarët e ekuipazhit të helikopterit që u rrëzua pas përplasjes, kanë vdekur.

Anëtarët e ekuipazhit të helikopterit të dytë u plagosën lehtë dhe u transportuan në Spitalin e 251-të të Përgjithshëm të Aviacionit.

Dy pilotët e helikopterëve janë nga Rumania, ndërsa dy bashkëpilotët janë grekë. Helikopterët ishin të tipit Bell dhe ishin marrë me qira nga Departamenti i Zjarrfikësve. Ata ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›