Përplasen 6 makina në Rrugën e Kombit, 2 të lënduar

Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.
Policia bën me dije se 6 makina janë përplasur në afërsi të fshatit Blinisht.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punpjnë për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident./vizionplus.tv