E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen automjetet në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 52-vjeçarja (FOTO)

aksident-lezheLezhë- Një 52-vjeçare ka humbur jetën në një aksident me makinë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Sipas policisë Drane Ndreka nga fshati Zojz i komunës Dajç Lezhë ka humbur jetën në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, ku dy mjete u përplasen me njëra-tjetrën.

Policia shton se makinat e aksidentuara janë një BMW me targa Aa 743 bb dhe një Peugeot. Në mjetin e fundit udhëtonte edhe gruaja si pasagjere, kurse burri i saj Gjergj Ndreka 56 vjeç ishte shoferi.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes policia thotë se mjeti tip Peugeot ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur në mënyrë fatale nga automjeti tjetër. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Përplasen automjetet në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 52-vjeçarja

Përplasen automjetet në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 52-vjeçarja ◄ Back Next ► Picture 1 of 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›