E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy automjete në Fier, një i lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, pranë Spitalit Memorial në Fier.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Audi”, me drejtues Gabriel Çunin, dhe një “Benz”, me drejtues Alfred Sinanin. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar pasagjeri që udhëtonte në automjetin tip “Audi”.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacionit paraprak, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›