E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasen dy automjete në Laç, lëndohet rëndë njëri prej shoferëve

LAÇ- Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në qytetin e Laçit.

Policia thotë se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëri prej shoferëve ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor pritet të sqarojë rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›