E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane në Kentaki, dyshohet për 9 të vdekur

Të paktën nëntë persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi dy helikopterë të ushtrisë amerikane u rrëzuan në Kentaki. Ngjarja ndodhi në zonën Trigg County, afër bazës së madhe ushtarake Fort Campbell.

Në një deklaratë për BBC, një zëdhënës i Fort Campbell tha se dy helikopterët HH60 Blackhaëk ishin rrëzuar gjatë një misioni rutinë stërvitor ndërsa nuk dihet ende numri i ekuipazhit.

Komanda aktualisht është e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjet e tyre.

HH-60, një version i modifikuar i helikopterit Black Hawk, mund të përdoret për sulme ajrore, evakuime mjekësore dhe qëllime të tjera.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›