Përplasen dy makina në aksin Laç- Mamurras, tre të rinj nisen me urgjencë në spital (FOTO)
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Laç-Mamurras, ku kanë mbetur të plagosur tre të rinj.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, mjeti tip “Benz” dhe “Audi”. Shoferi i njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasu me tjetrën, më pas të dy mjetet kan përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 të rinj, të cilët janë dërguar me urgjencë të spitalin e Traumës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Galeria fotografike (1/2)
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
