E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përplasen dy mjete në Unazën e Korçës, një person dërgohet në spital

Aksident në unazën e qytetit të Korcës. Sipas informacioneve nga vendngjarja, dy mjete janë përplasur në një rrethrrotullim, ndërsa një nga drejtuesit është dërguar me ambulancë në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i triçiklit ka marrë dëmtime në fytyrë, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ishte në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›