E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasen dy trena në Itali, 17 të plagosur, ndërpritet trafiku

Një aksident hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, dy trena të linjës Bologna-Rimini janë përplasur me njëri-tjetrin pranë Ravenna-s.

Aktualisht raportohet për 17 perosna të plagosur, ndërkohë që në vendngjarje janë grupet e ndihmës së shpejtë, forcat zjarrrfikëse dhe policia.

Ndërsa trafiku i trenave është pezulluar midis Castel Bolognese dhe Forlì. /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›