E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasen makinat në Lezhë, drejtuesit e mjeteve pësojnë dëmtime të lehta

Dy automjete u përplasën mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Pas përplasjes së fortë, njëra nga makinat shpërtheu në flakë. Fatmirësisht, personat që ishin brenda mjeteve arritën të dilnin në kohë.

Policia bëri të ditur se drejtuesit e makinave pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në spitalin e Lezhës.

“Rreth orës 09:20, tek kryqëzimi i Rrilës janë përplasur automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. T.

Si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin P. Q., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Nga përplasja dhe përfshirja në flakë e njërit prej automjeteve ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›