E Martë, 3 Nëntor 2026

Përplasen makinat në Qafë Thanë, humb jetën i moshuari, plagosen drejtuesit e mjeteve

Një 80-vjeçar humbi jetën në aksident në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë.

Në afërsi të fshatit Mëmëlisht një mjet tip “Mercedes Benz” që po udhëtonte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit humbi kontrollin duke kaluar në korsinë e kundërt të rrugës nacionale dhe për pasojë u përplas me një mjet “Citroen” me targa greke.

Nga përplasja e fortë gjeti vdekjen i moshuari i cili ishte pasagjer si  dhe u plagos drejtuesit i mjetit “Citroen”. Të dyja makinat përfunduan të shkatërruara pas përplasjes.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit tip “Benz” i cili gjithashtu ,mbeti i plagosur dyshohet se  humbi kontrollin nga shpejtësia tej normave të lejuara.

Policia shoqëruar në komisariatin e Pogradecit shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›