Përplasen makinat në RRugën e Arbrit, plagosen dy shoferët, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit teksa dy automjetet po qarkullonin në drejtime të ndryshme.
Siç duket nga pamjet përplasja ka qenë shumë e fortë saqë njëri nga automjetet është ndarë mëdysh.
Si pasojë e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës ku mësohet se 25 vjeçari është në gjendje shumë të rëndë.
Ndërkohë është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës për të nxjerrë të plagosurit nga automjetet.
Ky aks është ndër pikat më problematike të rrugës së Arbrit ku janë shënuar një numër i madh aksidentesh. /vizionplus.tv